​Ish drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano nën hetim

Shqipëria

​Ish drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano nën hetim

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 21:27
Gledis Nano

Ish drejtori i përgjithshëm i policisë së Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano do të jetë nën hetim për dekonspirimet e operacioneve. Lajmi, u bë i ditur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi gjatë publikimit të vendimeve të qeverisë, ku u lajmërua edhe emërimi i drejtorit të ri të policisë Muhamet Rrumbullaku.

Ministri iu referua një deklarate të dhënë nga ish-drejtori i policisë për një media franceze, ku tha se 14 kriminelë u arratisën nga dekonspirimi i një operacioni.

“Është shqetësuese. Ne, do thellojmë hetimin duke përfshire në të dhe ish-drejtorin për ti shkuar në fund të vërtetës dhe për të ndëshkuar këdo që dekonspiron operacionet”, ka thënë ministri i brendshëm Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat