Rihapja e basteve/ “Ministria të dalë të pranojë që ia futi kot kur i mbyllën”, Mërtiri: Pse i lanë mijëra njerëz pa punë kur...

Shqipëria

Rihapja e basteve/ “Ministria të dalë të pranojë që ia futi kot kur i mbyllën”, Mërtiri: Pse i lanë mijëra njerëz pa punë kur...

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 22:34
Ergys Mërtiri

Publicisti Ergys Mërtiri është përfshirë në debatin për rihapjen e basteve në emisionin “Open” në News24 duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme që të dalë dhe të kërkojë falje për mbylljen që bëri në 2018, sepse “ia paska futur kot”.

Ai u shpreh se është e çuditshme mënyra si kryeministri Edi Rama ndryshoi mendim për t’i dhënë fund “Fundit të Marrëzisë” që aplikoi 4 vite më parë dhe kjo ngre hije dyshimi për korrupsion.

“Ka një përplasje gjërash këtu se janë dy gjëra të ndryshme. Debati duhet apo s’duhen ahpur është një debat tjetër. Qeveria ka tagrin të kontrollojë aktivitete që kanë të bëjnë me sferën ku Unë mendoj që qeveri e ka pas keq në të dyja rastet. Edhe herën e parë mënyra sesi e mbylli. Qeveria i futi drynin, dhe jo vetëm se i vuri drynin basteve por nxori të papunë mijëra njerëz se ju thoshit që kishte 5 në çdo pallat. Janë mijëra njerëz këta. Krijon qeveria një krizë. Ministri të thotë na falni se ja futëm kot herën e parë. Këta ta kishin lënë kështu online, pse i mbyllën. Unë besoj se kontrolli kibernetik është më shumë i vështirë se kontrolli fizik. Kur ti je online mund të bësh lloj lloj marifetesh që policia kibernetike nuk pre supozohet t’i kapë. Kur policia nuk ka vullnetin ti ndjekë është gjithmonë më e vështirë. Pse ndërroi mëndje Edi Rama?

Mua mendja më shkon që këtu ka korrupsion. Mendoj se një njeri që mori këtë vendim drastik dhe i jep edhe këtë emrin “fundi i marrëzisë, nuk mund të ndryshoj në këtë mënyrë. Rama s’pyet për sport e as për njeri”, tha Mërtiri.

Ndërkohë, ish-Kryetar i Shoqatës së Basteve Artan Shyti tha se ka patur studime nga kompanitë e basteve që tregonin se ata që luanin në pikat fizike shpenzonin nga 2 deri në 4 mijë lekë të vjetra në skedina.

Ndërsa online sipas tij ka ekzistuar dhe do të ekzistojë pasi ata që luajnë shuma të mëdha i drejtohen kompanive të mëdha ndërkombëtare të basteve për të luajtur.

“Njerëzit që luanin bastet ishin ekspertët më të mirë të futbollit. 94% e biletave që vendoseshin në për këto pikate  basteve ishin 2 deri në 4 mijë lekë të vjetra. Ndërsa ata që luanin miliona luanin në kompani ndërkombëtare dhe ata nuk i ndalon dot as sot. Kontrolli do jetë kështu që do i thuhet qytetarëve ju luani në kompani të njohura nga shtetit se jeni të mbrojtur”, deklaroi Shyti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat