“I rrezikohet jeta në burg”, gjykata e Tiranës liron shtetasin kinez që u arrestua në Rinas, grabiti përmes mashtrimit 145 mln euro

Shqipëria

“I rrezikohet jeta në burg”, gjykata e Tiranës liron shtetasin kinez që u arrestua në Rinas, grabiti përmes mashtrimit 145 mln euro

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka liruar shtetasin shtetasi kinez, Liangbin Chen, i cili akuzohej për zhvatjen e rreth 145 milionë eurove.

Chen u arrestua në korrik në Tiranë, por Gjykata e Tiranës caktoi sot masën ‘arrest shtëpie’.

Sipas News24, argument për lirimin e kinezit është përdorur faktit se referuar një akti të Mjekësisë Ligjore i dyshuari nuk mund të qëndrojë në qeli pasi i rrezikohet jeta.

Chen do të qëndrojë në arrest shtëpie në mbikëqyrje policore sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari Kujtim Vranici.

ARRESTIMI

Shtetasi kinez u arrestua më datë 11.07.2022, ora 14:00, në Rinasi pasi në momentin që ka kryer procedurat e regjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritet kineze. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai.

Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat