Re të zeza, dallgë dhe erë e fortë/ Pushuesit të pashqetësuar shijojnë plazhin mes kushteve të përkeqësuara të motit

Shqipëria

Re të zeza, dallgë dhe erë e fortë/ Pushuesit të pashqetësuar shijojnë plazhin mes kushteve të përkeqësuara të motit

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Për shkak të përkeqësimit të motit në qytetin e Vlorës është pezulluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

Gjithashtu anijet turistike me mbi 12 pasagjerë janë ndaluar në shkojnë në ishullin e Sazanit, duke u lejuar të lundrojnë vetëm në Karaburun.

Ndërkohë anijet e ndryshme te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

Ndërsa retë e zeza kanë mbuluar qiellin, deti është i dallgëzuar dhe fryn erë e fortë, pushuesit kanë vijuar të shijojnë plazhin.

Në pamjet e publikuara nga Gazeta Panorama, shihen disa pushues që lahen në detin e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat