Pse Shqipëria në krizë energjitike? Eksperti Gjokutaj: Nuk jemi të ndikuar nga gazi rus, lidhet me faktorë të brendshëm

Shqipëria

Pse Shqipëria në krizë energjitike? Eksperti Gjokutaj: Nuk jemi të ndikuar nga gazi rus, lidhet me faktorë të brendshëm

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 18:37
Eduart Gjokutaj

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj gjatë një interviste në RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj u shpreh se rritja e çmimit të energjisë nuk është e ndikuar nga faktorë të jashtëm.

Ndërkohë që Europa ndikohet nga gazi rus eksperti Gjokutaj thotë se  Shqipëria ka funksionuar mbi energji të rinovueshme.

Sipas tij rritja filloi që kur filloi reforma e energjisë.

Eduart Gjokutaj:  Ne nuk jemi të ndikuar nga gazi rus pasi kemi qenë një sistem energjitik që kemi funksionuar mbi energji të rinovueshme . ka një fryrje për çmimin e energjisë kur energjia që importohet për konsumin e Shqipërisë. Është diku te 30 përqind në kohërat e thatësirave të mëdhaja. Kjo rritje filloi që kur filloi reforma e energjisë. Aty ku filluan borxhet. Mosfunksionimi i reformës së ujit, përpiqen sikur po funksionojnë. Është problemi në sistem, të mos mbahen peng kompanitë publike. Jetojmë në një kompani tregu të gjithë sektorët janë kandidat për të hyrë në tregun e lirë, ndërkohë kompanitë bilancet mund ti kenë të pakta por mund të jenë problematike. Menaxhimi nuk duhet të bazohet ato lloj emërimesh që janë reklamuar në media dhe japin efektin kaskadë deri në nivelet më të ulëta. Pra prodhojnë efekte negative.

Sa i përket mundësisë së një zgjidhje ai përjashtoi mundësinë e ngritjes së bordeve pasi sipas tij ishin dhe janë një dështim.

Eduart Gjokutaj: Bordet ishin dhe janë një dështim për sa kohë ekzistojnë. Në ekonominë tonë kanë dhënë efekte negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat