“Opozitarët të bëhen gati, përballja po afron”/ Noka: Ose shërbëtor kokëulur i regjimit ose kundërshtar për të shpëtuar Shqipërinë!

Shqipëria

“Opozitarët të bëhen gati, përballja po afron”/ Noka: Ose shërbëtor kokëulur i regjimit ose kundërshtar për të shpëtuar Shqipërinë!

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 18:37
Flamur Noka

Në emisionin ‘Kjo javë’ me gazetaren Nisida Tufa, Flamur Noka foli për aksion opozitar dhe strategjinë e opozitës kundër qeverisë Rama.

Gjatë bisedës në studio, Noka tha se kryeministri Rama synon që gjithçka ta ketë nën ‘kthetra’.

Pjesë nga biseda në studio:

Dosja e Autoritetit për ish-spiunët e regjimit?

Noka: PD ka ndërmarrë dikur një nismë ligjore të lustracionit, ishte Rama dhe PS që e atakuan në gjykatë. Kush kërkon të ndahet nga e kaluara duhet të rikthejë atë nismë. Sot një ogur i zi për demokracinë është guximi që Genta Sula së bashku me të tij dhe Rama kanë marrë për të fabrikuar një dosje, është një guxim i frikshëm. Në demokraci të fabrikosh dosje është krim i rëndë. Shërbëtorja Genta Sula iu bind verbërisht urdhrave të shefave dhe në shkëmbim ka marrë pafund tendera për të fabrikuar një dosje për kreun e shtetit në atë kohë Ilir Meta. Ky është një kërcënim për vendin. Në demokraci një politika largohet me votë. Shqipëria është në rrezik dhe duhet t’i japë zgjidhje kësaj situate. Genta Sula, Erion Veiaj dhe Edi Rama do të përgjigjen për këtë marrëzi.

Keni besim tek zgjedhjet?

Noka: Koha kur thuhej a i vodhi i bleu dhe i manipuloi ka ikur së bashku me Lulzim Bashën. Askush nuk do të guxojë, ia them edhe Edi Ramës të mos i shkojë kujt mendja se dikush mund të prekë vullneti n e shqiptarëve. Është Sali Berisha kryetar i Berisha është Meta një nga aleatët. Opozitarët të bëhen gati përballja po afron.

Nismat e Grupit të Alibeajt?

Noka: Çdo nismë që sulmon një padrejtësi ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e PD dhe përshëndetjen e çdo demokrati. Por shërbimet ndaj regjimit duke përçarë Grupin Parlamentar janë dëme të mëdha që i bëhen PD dhe demokracisë. Dora jonë ka qenë dhe ngelet e shtrirë gjithë kohës

Edhe për zotin Alibeaj?

Noka: Besoj në reflektim në të kundërt rruga ndahet. Ose shërbëtor kokë ulur i regjimit ose kundërshtar i regjimit për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta kthyer vendin në rrugën drejt Europës.

Do të kemi një tjetër 7  korrik?

Noka: Kjo qeveri është qeveria më e keqe që kanë pasur shqiptarët përveç Enver Hoxhës. Nuk ka pasur kurrë një qeveri që ka vjedhur si kjo e Edi Ramës. Kjo qeveri ka mision dhe i ka shërbyer shpopullimit të Shqipërisë. Nuk ka pasur Shqipëria një qeveri që e ka fuqizuar krimin deri sa e ka bërë partnerin kryesor si kjo qeveri. Ka punuar për të pasuruar veten dhe oligarkët.

Çfarë prisni nga protestat?

Noka: Qëndresa dhe bashkimi i opozitës kundër regjimit. Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë është duke diskutuar strategjinë e aksionit. Protesta pafund, por do të përpilohet një strategji për të gjithë aksionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat