Dy aksidente brenda pak minutash në Lezhë. 3 të plagosur, 2 janë rëndë

Shqipëria

Dy aksidente brenda pak minutash në Lezhë. 3 të plagosur, 2 janë rëndë

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Brenda pak minutash janë regjistruar dy aksidente në qytetin e Lezhës. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua.

Të dy më pas janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Një çift gjerman, të cilët po udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, por vetëm 2 janë në gjendje të rëndë për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat