Sistemi TIMS në Shqipëri në shënjestër të Iranit, SHBA: Dënojmë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s

Shqipëria

Sistemi TIMS në Shqipëri në shënjestër të Iranit, SHBA: Dënojmë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku në shënjestër ishte sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit.

SHBA thekson se ky aktivitet keqdashës vjen pas sulmit kibernetik të 15 Korrikut nga qeveria e Iranit ndërsa shton se qeveria e saj po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar sulmin dhe për të rimëkëmbur pasojat e tij.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë.

Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat