Kthjellime gjatë paradites, por çfarë ndodh me motin pasdite

Shqipëria

Kthjellime gjatë paradites, por çfarë ndodh me motin pasdite

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Por pas mesdite pritet të ketë vranësira më të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zona të izoluara. Sipas MeteoAlb, vija bregdetare do të mbetet përgjatë gjithë ditës me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat