Sulmet e 11 Shtatorit në SHBA/ Ilir Meta: Të përkushtuar kundër terrorizmit dhe çdo kërcënimi që rrezikon paqen në botë

Shqipëria

Sulmet e 11 Shtatorit në SHBA/ Ilir Meta: Të përkushtuar kundër terrorizmit dhe çdo kërcënimi që rrezikon paqen në botë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 11:12
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë një mesazh përkujtimor në nder të jetëve të humbura nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Meta shprehet se Shqipëria dhe SHBA janë gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve.

Ai shton se si anëtare e NATO-s, Shqipëria është e përkushtuar në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo kërcënimi që rrezikon paqen në botë.

“Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona.

Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat