Alibeaj 24 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit: Krim politik, demokratët e kujtojnë me respekt

Shqipëria

Alibeaj 24 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit: Krim politik, demokratët e kujtojnë me respekt

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 16:20
Enkelejd Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kujtuar Azem Hajdarin, në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Me anë një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj thekson mes të tjerash se vrasja e Hajdarit ishte një krim politik.

Sakaq, ai shprehet se demokratët e kujtojnë Hajdarin me nderim dhe respekt, si një nga  drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë.

“Më 12 shtator 1998 u vra pranë selisë së PD një nga figurat kryesore jo vetëm për demokratët por për të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit ishte një krim politik në një moment tejet delikat për Shqipërinë e dalë nga kaosi i trazirave të vitit 97. Në 24 vjetorin e vrasjes, demokratët kujtojnë me nderim dhe respekt një nga drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë.

I përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Alibeaj.

Cilësuar si “vrasja e shekullit”, Azem Hajdari u ekzekutua  në 12 shtator të vitit 1998, pranë selisë së Partisë Demokratike.

Për eliminimin e tij ka pikëpyetje të mëdha, ndërsa është dënuar me 21 vite burg Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës. Ndërkaq, i akuzuari kryesor për vrasjen e Hajdarit është Fatmir Haklaj, i cili u ekzekutua pak vite më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat