Merr flakë makina në lëvizje në bulevardin e Durrësit

Shqipëria

Merr flakë makina në lëvizje në bulevardin e Durrësit

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Një automjet i tipit “Mercedes Benz” ka marrë flakë mbrëmjen e së hënës në Durrës.

Mjeti ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje, pranë ish-kinemasë “14 Nëntori”, ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe policia vendore. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është shuar zjarri, prej të cilit është dëmtuar plotësisht mjeti.

Ndërkohë drejtuesi i tij ka mundur të dalë në kohë dhe pa lëndime. Paraprakisht deklarohet se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë një defekt teknik në pjesën e motorrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat