Kush po e kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe Ballkanit? Eksperti: Sulmet kibernetike nuk vijnë vetëm nga Irani

Shqipëria

Kush po e kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe Ballkanit? Eksperti: Sulmet kibernetike nuk vijnë vetëm nga Irani

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:35
Sevdali Selmani

Në harkun kohor të një muaji, Shqipëria u gjend përballë dy sulmeve të fuqishme kibernetike.

Më 15 korrik 2022, faqet online të qeverisë u sulmuan duke i nxjerrë përkohësisht jashtë funksionimit. Por me sa duket shënjestra e hakerave nuk ishte vetëm Shqipëri, por gjithashtu edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pas hetimeve, Shqipëri identifikoi si agresor të sulmit kibernetik Iranin me të cilin ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.

Por, menjëherë pas kësaj, Irani nisi një ofensivë tjetër ndaj Shqipërisë, në shenjë hakmarrje pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike. Objektivi i hakerave të Iranit ishte sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit.

Sevdali Selmani, ekspert i Teknologjisë së Informacionit, Shkup në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Abc Live’, në Abc me gazetaren Sibora Bitri u shpreh se këto sulme nuk vijnë vetëm nga Irani.

Selmani: “Nuk është vetëm Irani që po sulmon. Është edh Rusia, Kina. Këto janë sulme të avancuara që bëhen në shtete ballkanike. Ka disa faza në të cilat hakerat sulmojnë. Sa i përket mbrojtjes kibernetike është një tematikë nacionale, rrezik nacional dhe vetë shtete apo organizatat duhet të investojnë në resurse njerëzore dhe teknologjike. Është e pamundur që mbrojtja të jetë 100% por duhet të minimalizohen pasojat nga këto sulme. Unë jam i bindur se këto sulme do të përsëriten kohë pas kohe, varet nga situata, ky duhet të shërbejë si një mësim për ne që të rrisim mbrojtjen nacionale.”

Gjatë mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme me sistemin TIMS si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Siç mëson abcnews.al sulmi ka ndodhur fillimisht në orën 22:10 duke ndërprerë fillimisht shërbimet në të. Një goditja tjetër ndodhi në orën 23:13 duke bërë të pamundur aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.

Në lidhje me këtë sulm reagoi sot edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.

Nuk dihet ende nëse iranianët kanë patur apo jo akses në këtë sistem,  i cili edhe nga vetë policia administrohet me akses të kufizuar. Madje, çdo punonjës policie që futet dhe kërkon për lëvizjet një qytetari të caktuar në atë sistem, lë gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat