Spaho në protestën e PL: Kjo do të jetë vjeshta e përballjes, duhet t’i dalim zot vetes

Shqipëria

Spaho në protestën e PL: Kjo do të jetë vjeshta e përballjes, duhet t’i dalim zot vetes

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:05
Edmond Spaho

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i është bashkuar protestës së thirrur nga kryetari i PL-së, Ilir Meta, në lanfillin e Sharrës.

Në fjalën e tij Spaho tha se jemi përpara një krimi, dhe duhen ndëshkuar autorët.

Ai theksoi se çdo shqiptar duhet të dalë në protestë për t’i dalë zot vetes.

“Jam këtu për të bashkuar zërin me ju në emër të D, për të protestuar ndaj aferës më të madhe kriminale dhe korruptive që ka ndodhur në 30 vitet e fundit. 430 milionë euro i janë dhënë Gugalles, Zotos dhe Mërtirit, për të ndërtuar 3 inceneratorë, ku jemi sot, ky është vetëm njëri nga vendet e krimit. Ku shkuan parëtë 430 milionë euro, të cilat i kanë marrë ose do vazhdojnë t’i marrin nëse ne bëjmë sehir, për të blerë zgjedhjet, për t’i dhënë ryshfet ministrave, drejtuesit të qeverisë për të blerë mediat. Në shtator të vitit të kaluar u ngrit një komision hetimor ku pjesë isha dhe unë, por çfarë tregoi koha, ky komision nuk ishte për të zbardhur aferën, por për t’i dhënë kohë Edi Ramës për të justifikuar vjedhjen. Dy nga gazetarët që kishin bërë denoncime nuk u lejuan të hynin në komision nga mazhoranca, me justifikimin se kishin konflikt interesi me ata që vodhën.

KLSH nuk erdhi të depononte. Më pas një pjesë e fakteve që janë bërë publik kohët e fundit nga PL na ishin vënë në dispozicion që në kohën kur zhvillohej komisioni, si psh kompanitë ndërmjetëse të drejtuar nga pensionistë 80-vjeçarë. Asnjëherë nuk u ftuan të tregonin se çfarë bën banda kriminale. Bëmë një Reformë të madhe në Drejtësi që nga viti 2015-të, do kapen peshqit e mëdhenj, po ku është SPAK me aferën e inceneratorëve. A do presim të na marrin edhe frymën e fundit duke rritur taskat, për të zhvatur sa të jetë e mundur. Unë mendoj se të gjithë duhet të ngrihemi, nëse nuk i dalim zot vetes askush tjetër nuk do të kujdeset për fatin tonë. Kjo do të jetë vjeshta e protestave”, tha Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat