Financimi rus në kohën e Bashës, Ristani: Nuk ka kosto për PD-në, hetimet të shkojnë deri ën fund

Shqipëria

Financimi rus në kohën e Bashës, Ristani: Nuk ka kosto për PD-në, hetimet të shkojnë deri ën fund

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 20:06
Arben Ristani

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur për financimin e PD-së me 500 mijë dollarë nga Rusia, në kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Ristani, i cili ishte në postin e sipërpërmendur gjatë financimit rus, tha në “Radar Informativ” në Abc se PD nuk do ketë kosto nga kjo lëvizje.

Sipas tij, gjithçka ka qenë veprim personal i ish-kreut të PD Lulzim Basha, ndërsa shtoi se shpreson që kjo çështje të hetohet deri në fund.

“Partia Demokratike tashmë nuk ka çkosto merr sepse betejen me tradhtarin e e vet e ka mbyllur. Ai arriti deri aty sa të gjakoste me dru kokës anëtarët e PD, kolegët e vet, t’i helmonte me gaz lotsjellës, urrejtja e tij ndaj demokratëve është tashmë e qartë.

Ndarja me të është ezauruar, kjo nuk ndikon te PD. Është një veprim që nuk ka të bëjë me PD, me organet drejtuese, veç veprimeve personale të ish-kryetarit të saj.

Kjo çështje u mbajt si presion ndaj zotit Basha për ta detyruar edhe të bënte largiminn e zotit Berisha nga PD. Kjo ka bërë që të vihet në dyshim vullneti për t’i shkuar kësaj cëcshtjeje deri në fund. Uroj që të jetë vullneti nga partnerët tanë dhe organet hetimore brenda vendit për t’i shkuar deri në fund”, tha Ristani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat