Sinoptikanët parashikojnë ndryshim drastik të motit në orët në vijim

Shqipëria

Sinoptikanët parashikojnë ndryshim drastik të motit në orët në vijim

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas ekspertëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Nga informacione për mediat bëhet me dije se moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forces 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 27°C
në zona e ulëta 15 deri 33°C
në zona bregdetare 20 deri 32°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat