Sulmet kibernetike në Shqipëri, Borrell e telefonon Ramën: BE qëndron krah jush

Shqipëria

Sulmet kibernetike në Shqipëri, Borrell e telefonon Ramën: BE qëndron krah jush

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 00:56
Josep Borrell

Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Borrell bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin sulmet kibernetike që prekën vendin disa ditë më parë.

Ai thotë se këto sulme janë kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë.

“Fola me Kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat