Pas takimit për financimet ruse, ambasadorja Yuri Kim nuk ndalet - zbulohet lëvizja e radhës

Shqipëria

Pas takimit për financimet ruse, ambasadorja Yuri Kim nuk ndalet - zbulohet lëvizja e radhës

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 10:56
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit.

Mësohet se ambasadorja pritet që të zhvillojë takim me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.

Takimi vjen pas mbledhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në KQZ, e kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, Monika Kryemadhi, Damian Gjiknuri, Jorida Tabakun.

“Rreth orës 10:30 pritet të mbërrijë ambasadorja amerikane  dhe do të takohet me krerë e grupeve parlamentare të PS Taulant Balla dhe kreun e Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Ky takim i sotëm vjen pas takimit të djeshëm që ambasadorja zhvilloi në KQZ sa i përket influencave ruse në PD”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat