Me armë dhe kokainë, vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Me armë dhe kokainë, vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi qarkullonte me armë dhe lëndë narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “Ekol”  u arrestua  Jetmir Madani.

Atij iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë, të cilat i mbante në një çantë.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat