Më të varfrit në Evropë, Shqipëria me nivelin më të keq të jetesës në kontinent

Shqipëria

Më të varfrit në Evropë, Shqipëria me nivelin më të keq të jetesës në kontinent

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Shqiptarët janë populli më i varfër në Evropë, duke lënë pas ndjeshëm edhe vendet e rajonit, që konsiderohen zona më e dobët ekonomikisht e kontinentit.

43.4% e shqiptarëve konsiderohen sot në rrezik për të qenë të varfër apo të përjashtuar nga jeta sociale. Teksa Instituti Evropian i Statistikave vlerëson se në këtë kategori përfshihen vetëm 21.7% e qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Në këtë shifër të lartë, përfshihen ato familje shqiptare që jetojnë me më pak se 33 mijë lekë të reja në muaj. Kryesisht familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe banorët e zonave rurale që nuk kanë asnjë të ardhur, krahas dërgesave nga familjarët jashtë vendit.

Po ashtu, edhe ato kategori që nuk kanë mundësi për të konsumuar një vakt me mish një herë në dy ditë, për të bërë një javë pushime, për të përballuar një shpenzim të papritur apo ata që vonohen në pagesat e kredisë apo qirasë, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat