Rama pyetet për fatin e Ervis Martinajt, kryeministri ‘kyç gojën’ për mosreagimin e Policisë: Gledis Nano më tha ‘do dorëhiqem’, por…

Shqipëria

Rama pyetet për fatin e Ervis Martinajt, kryeministri ‘kyç gojën’ për mosreagimin e Policisë: Gledis Nano më tha ‘do dorëhiqem’, por…

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:26
Gledis Nano

Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot per here te pare se ish drejtorit te Policise Gledis Nano i eshte kerkuar doreheqja. Por dicka nuk shkoi dhe Rama la te kuptohej se Nano nuk e ka dhene doreheqjen, duke detyruar kryeministrin ta shkarkoje me vendim qeverie, dy dite pas bisedes se bere mes ish drejtorit dhe ministrit Bledi Çuçi.

Ndërkohë që Rama është pyetur dhe për fatin e të shumërkërkuarit Ervis Martinaj, ai ka lënë të kuptohej se dorëheqja e Nanos është kërkuar edhe për këtë cështje të rëndësishme.

Pyetje: 9 ditë më parë i kërkuat policisë të reagojë për ngjarjen shumë të rëndë, që dhe ju vetë e etiketuat si telenovelë bëhet fjalë për shtetasin Ervis Martinaj nëse është vrarë apo zhdukur. A është e vërtetë që i keni kërkuar dorëheqjën Gledis Nanos? Sa e moralshme që qeveria të emërojë Muhamet Rrumbullakun në krye të Policisë së Shtetit, që në kohën kur keni qenë në opozitë e keni lincuar publikisht duke e etiketuar dhe si grupi ciftelia?

Edi Rama: E para, mbase këtë duhet ta merrni si një nga shembujt që ne nuk qeverisim, duke i ndarë shqiptarët në tanët e të atyre e as nuk merremi me biografi në sensin politik, pra nuk jemi një regjim patronazhistësh sic thuhet e me këtë rast i përshëndes gjithë patronazhistët se janë zemra e pazëvendësushme e PS. Por jemi një qeveri që vlerëson meritën.

Ju kujtoj që Muhamet Rrumbullaku nuk vjen nga portalet, por nga disa vite punë në drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ato çiftelitë dhe ato daullet e risjella 10 vjet më pas në skenë për arsye që unë i di, nuk kanë vlerë. Muhamet Rrumbullaku është një vlerë e shtuar me një autoritet të padiskutueshëm nga askush deri më tani në aspektin e ndershmërisë profesionale e uroj që të ketë sukses të plotë. Të tjerat janë të gjitha për konsumin e përditshëm të vorbullës së llimit ku duhet të jetojmë të gjithë në.

Po është e vërtetë i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm e ai ma ka konfirmuar se do ma jepte dorëheqjen, ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri, pasi ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme me rendin publik dhe me vetë policinë e dShtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e mëparshëm të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat