Monika Kryemadhi thirrje SPAK-ut: Ju inkurajoj të hetoni dhe dënoni shkeljet e inceneratorëv

Shqipëria

Monika Kryemadhi thirrje SPAK-ut: Ju inkurajoj të hetoni dhe dënoni shkeljet e inceneratorëv

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:41
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje SPAK që të vijojë të hetojë dhe dënoj shkeljet e bëra me aferën e inceneratorëve pa u intimiduar nga thirrjet që i vinë nga kongresi i Partisë Socialiste.

Gjatë një konference për media këtë të shtunë, Kryemadhi tha se miliona euro janë vjedhur përmes skemës së inceneratoërve inekzistent, si dhe ftoi kryeministrin Rama të shkojë dhe të provojë të kundërtën në impianit e përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

“E ftoj kryeministrin të provoj të kundërtën dhe inkurajoj SPAK-un për të hetuar dhe dënuar shkeljet proceduriale, pa u intimiduar nga presionet të cilat i kanë ardhur nga Kongresi i Partisë Socialiste.

Për sa i përket evazionit fiskal që kam denoncuar në SPAK, të gjitha kompanitë janë të lidhura ngushtë me individë të lidhur me qeverinë. A e di kryeministri se ato kompani që kanë shërbyer për të fryrë TVSH-në janë nënkontraktorë të inceneratorëve?

Ai e di shumë mirë pasi ai e ka ngritur këtë skemë të koncesioneve. Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta zhbërë dhe për ta çuar deri në fund aferën e inceneratorit të Tiranës, por pa hequr vëmendjen dhe nga inceneratori i Fierit apo Elbasanit, pasi kjo është vetëm maja e ajsbergurt të korrupsionit të Rilindjes”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat