Vasili për deklaratën e Ramës: Për të justifikuar pastrimin e parave, thotë gomarllëqe! Është zero nga mendja

Shqipëria

Vasili për deklaratën e Ramës: Për të justifikuar pastrimin e parave, thotë gomarllëqe! Është zero nga mendja

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 10:20
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, i cili u shpreh se karteli meksikan Sinaloa, ka më shumë para se GDP-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Gjermanisë.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se Rama gënjen për të justifikuar pastrimin e parave që bëhet në të gjithë vendin.

Sipas Vasilit, GDP-ja e Gjermanisë është mbi 3.8 trilion dollarë, ndërsa pasuria e Sinaloas, përllogaritet rreth 3 miliardë dollarë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rama genjenjeshter e re, tani e ka me Gjermanine, qe te mbroje Sinaloan! Po si nuk u ngop duke genjyer ky shkollepak. Per te justifikuar lidhjet e veta me Sinaloan genjeu prap si derr. Ngaterroi Spanjen ne Pandemi, pastaj Zvicren per energjine elektrike, tani ju hodh Gjermanise. Me gojen plot dhe trurin bosh shkollepaku deklaroi dje, qe pasuria e Kartelit te Sinaloas eshte me madhe se GDP e Gjermanise. Agjencia Bloomberg qartesisht tregon se GDP e Gjermanise eshte mbi 3.8 Trilion dollare( tre mije e teteqind miliard dollare) kurse pasuria e Sinalos eshte rreth 3 miliard dollare, pra nja nje mije e dyqind here me pak se Gjermania. Per te justifikuar pastrimin e parase, qe behet sheshit ane e mbane vendit ky Rama genjen dhe thote gomarlleqe te tilla. Se ky edhe genjen edhe lë gjithmone nam se eshte vete zero nga mendja dhe zero i ka edhe ata, qe mban perqark. 

Kryeministri Rama u pyet një ditë më parë gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarë dhe qytetarë për pretendimet se një person i afërt me të, ka lidhje me kartelin meksikan të drogës, Sinaloa.

Rama i hodhi poshtë këto pretendime duke u shprehur se Sinaloa nuk ka se si të pastrojë para në Shqipëri, teksa shtoi se pasuria e saj, thuhet se është më e lartë se GDP-ja e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat