Berisha: Italia, rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë! Në 2005 takova Berlusconin dhe..

Shqipëria

Berisha: Italia, rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë! Në 2005 takova Berlusconin dhe..

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:46
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali.

Berisha theksoi se Italia ka qenë një mbështetëse e madhe për shqiptarët dhe se ndihma e madhe e këtij vendi mik, ka pasur një mjaft të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe të demokracisë.

“Ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë emigrantët shqiptarë në Romë, Itali dhe kudo që ndodhen. Ju falënderoj me mirënjohje, për ardhjen tuaj sot në këtë foltore të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme.

Në një bashkëbisedim me ju përfaqësues të shkëlqyer të emigracionit tonë, në prag të një ngjarje të madhe të Italisë, rikthimit të koalicionit të djathtë në pushtet, që ka një rëndësi të madhe për rajonin dhe Europën.

I shpreh një mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto dekadat e fundit. Ndihmat e mëdha të këtij vendi mik kanë pasur një rol mjaft të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe të demokracisë.

Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilën emigracioni shqiptar të ketë arritur në një kohë të shkurtër sukseset e mëdha që kanë arritur emigrantët në Itali. Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarët. Janë dhjetëra mijëra studentë që studiojnë në universitet e Italisë. Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë, por siç thotë Adam Smith, që pasuria përhapet, e vërteta është se nëse është përhapur diçka me më shpejtësi në Shqipëri është biznesi, kultura italiane në të gjitha fushat.

Italia jep një kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare. Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Ne ju jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një luftë kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe shqiptarë.

Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë.

Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali.

Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe. Ndaj dhe unë do të mbyll këtë ekspoze për të ju lënë ju, kohën e mjaftueshme pyetjeve tuaja dhe nëpërmjet tyre të trajtojmë problemet e brendshme të Shqipërisë, për të cilat ju jeni thellësisht të interesuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat