Hakerat nuk ndalen/ Publikojnë listën e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit

Shqipëria

Hakerat nuk ndalen/ Publikojnë listën e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Hakerat nuk ndalen. Pasi publikuan të dhënat e ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë Tiranë Gledis Nano, nxorrën edhe të dhëna konfidenciale, përfshirë këtu edhe planet për atentat ndaj Lulzim Bashës apo Albin Kurtit.

Pas këtyre, hakerat kanë nxjerrë edhe listën me emra të personave që janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Në një dokument Exel-i, me 57 emra që janë në kërkim nga autoritetet.

Vizion Plus disponon listen e plotë, por për arsye sigurie po ruajmë identitetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat