Z. Lazim Destani takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Shqipëria

Z. Lazim Destani takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 20:46
Pamje nga takimi

Jam me besimin e plotë se z.Begaj duke qenë një ushtarak karriere, mjek dhe njeri me integritet, do ta pèrmbushë me profesionalizëm të lartë detyrën e tij si President i Republikës.

Kështu theksoi filantropi i njohur z. Lazim Destani pas takimit që e pati sot me Presidentin e Shqipërisë z. Bajram Begaj , me çrast gjatë kësaj vizite i uroi edhe postin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme në krye të vendit.

Postimi plotë:

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të realizoj një vizitë uruese te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Përmes kësaj vizite, Presidentit Begaj i shpreha urimet e mia më të mira e të përzemërta për postin e tij të ri duke i uruar shëndet dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme në krye të vendit. Njohja e më hershme me z. Begaj i dha ngrohtësi të veçantë këtij takimi. Jam me besimin e plotë se z. Begaj duke qenë një ushtarak karriere, mjek dhe njeri me integritet, do ta përmbushë me profesionalizëm të lartë detyrën e tij si President i Republikës.

Gjatë këtij takimi, ku isha i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës, patëm rastin ta njoftojmë Presidentin në përgjithësi mbi aktivitetet e KKD si dhe diskutuam aspekteve të ndryshme mbi rolin e KKD-së. Me këtë rast gjithashtu biseduam në përgjithësi mbi çështje të ndryshme që lidhen me Diasporën tonë gjithandej nëpër botë. Presidenti Begaj e çmoi lart punën ndër vite që po bën Këshilli si dhe ofroi mbështetjen e plotë institucionale për punën e mëtejshme të KKD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat