Tabaku: Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor

Shqipëria

Tabaku: Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 09:37
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka ngritur shqetësimin në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Ajo u shpreh se mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në gjashtë muajt e fundit, si dhe fajësoi qeverinë dhe politikën në përgjithësi për krijimin e një situate të tillë.

Postimi i plotë:

Mbi 5000 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor. Po ikin nga sytë këmbët megjithëse nuk jemi në luftë civile apo konflikt i armatosur. Po ikin pa kthyer kokën pas.

Pse?

Shqiptarët ikin sepse qeveria në radhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat