Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Metës: Deklaratat e tij fyese dhe jo etike ndaj nesh

Shqipëria

Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Metës: Deklaratat e tij fyese dhe jo etike ndaj nesh

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:05
Ilir Meta

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i ëhstë përgjgijsur kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Deklarata e Metës nga Autoriteti i Dosjeve konsiderohet si fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit.

Ndërkohë Autoriteti shkruan se fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Reagimi i Autoritetit:

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë të përsëritur konstaton, me keqardhje, se gjuha e përdorur nga ana e z. Ilir Metaj në media (Intervistë me gazetarin Sokol Balla në emisionin ‘Top Story’, 22 shtator 2022) është fyese dhe cenon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit. Është e drejtë e çdo individi të shprehë lirisht mendimet e tij, por nga ana tjetër kjo liri e shprehjes kufizohet nga etika në funksion të mbrojtjes së moralit dhe dinjitetit të personave kundrejt të cilëve drejtohet.

Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 119, paragrafi 2, i cili parashikon se: ‘Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.”

Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim.

Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij, për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit të pajtimit kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat