Abuzim seksual në jetimoren e Sarandës, nëna: Denoncova rastin

Shqipëria

Abuzim seksual në jetimoren e Sarandës, nëna: Denoncova rastin

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:13
Foto

E rëndë dhe shokuese në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë tre fëmijët e një nëne janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht.

Nëna e fëmijëve ka denoncuar abuzimin seksual ndaj djalit të saj të mitur në komisariatin nr.3. Ajo tregoi për “Sot” në Euronews Albania se kishte marrë fëmijët e saj me pushime dhe ata i kishin rrëfyer për abuzimin që ju bëhej në jetimore.

Ndërsa lante djalin e saj në dush, më të voglin e fëmijëve, ai kishte treguar mes lotësh se e kanë torturuar, e kanë rrahur, e kanë lyer me pastë dhëmbësh dhe i kanë mbyllur gojën me jastëk. Sipas tij edhe shokët, edhe edukatorët e kanë mbyllur në dollap duke e rrahur.

Vajzat, më të mëdha, treguan po të njëjtat histori torturash. Ato kanë treguar se djemtë e jetimores kanë përdorur fjalë banale dhe i kanë ofenduar, ndërsa kanë ushtruar dhe dhunë fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat