24 vite të vështira në arsim, nga fëmijët e llastuar tek mësuesit e kurrikulat e vështira

Shqipëria

24 vite të vështira në arsim, nga fëmijët e llastuar tek mësuesit e kurrikulat e vështira

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 20:59
Teuta Lagja

Është mësuesja shkodrane që ka spikatur në mësimdhëni dhe për frymën e saj pozitive. E apasionuar pas pikturës ajo frymëzon brezat e rinj për artin.

Pavarësisht dëshirës së madhe për arsimin ajo thotë se ka qenë në luftë me arsimin këto vite.

Teuta Lagja: Që në fëmijëri piktura dhe mësuesia lindën së bashku. Jam në vitin e 24 të punës. Kanë qenë në luftë me arsimin këto vite. Kam filluar në moshë të re arsimin dhe e gjej sot me po ato vështirësi. Teorikisht është shumë i mirë praktikisht nuk është ashtu. Shumë problematika do të ishte mirë ti evidentonte Ministria e Arsimit.

Por cilat janë këto problematika që mësuesja Teuta Lagja evidenton?

Teuta Lagja: Janë prindërit, fëmijë, mësues jeta sociale ndikimi i kurrikulav.Po të marrim fëmijët nuk i gjykojmë dot se janë të vegjël. Prindërit rrisin fëmijë tepër të llastuar, pa rregulla në përgjithësi flas se ka dhe prindër të mrekullueshëm. Gjithmonë fëmija pa detyrime gjithmonë ke të drejta ke të drejta pa detyrime nuk është e vërtetë, në asnjë vend të botës nuk ndodh.  Mësuesit jo të gjithë të kualifikuar. Jo të gjithë kontrollohen si duhet. Kanë kaluar në sita të ndryshme dikush me mik dikush me arsye të ndryshme. Kurrikulat nga bjeshkët në Tiranë nuk përputhen.

“Unë kam fatin të punoj në fshat dhe ekziston akoma ndjenja e respektit ndaj mësuesit dhe prindërit i kanë edukuar me idenë dëgjo mësuesin. Në qytet fatkeqësisht po humbet një gjë e tillë. Respekti ndaj mësuesit ka rënë.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat