Qeveria tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë në tetor

Shqipëria

Qeveria tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë në tetor

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:30
Edi Rama

Vendimi per rritjen e cmimit e energjise elektrike per fashon mbi 800 Kw per abonentet familjare nuk do te hyje ne fuqi ne daten 1 tetor.

Lajmi eshte konfirmuar nga kryeministri Rama, i cili ne menyre surprize permes nje komunikimi publik per qytetaret beri te ditur se çmimi i energjise nuk do te rritet ne tetor.

Rama e argumentoi terheqjen momentale nga rritja e cmimit te energjise, me shtimin e prurjeve ne hidrocentrale dhe uljen e konsumit nga qytetaret qe ka krijuar ne nje fare menyre edhe “kursim” energjie.

Me heret pas propozimit te qeverise, Enti Rregullator kishte vendosur qe cmimi i energjise per abonentet familjare qe harxhojne me shume se 800 Kw, do te ishte 42 lekë per kilovat.

Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kw, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh, sot është rreth 11, 000 Kwh. Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Kwh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit. Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kw të mos hyjë në fuqi në muajin tetor. E ndërkohë që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm që ta kursejnë sa më shumë energjinë, askush nuk duhet ta verë në dyshim se unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat