U arrestua për qëllime ekstradimi drejt Spanjës/ Apeli liron nga qelia bosin shqiptar të drogës

Shqipëria

U arrestua për qëllime ekstradimi drejt Spanjës/ Apeli liron nga qelia bosin shqiptar të drogës

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 13:43
Nikolin Janina

Biznesmeni shqiptar Nikolin Janina, është lënë në masën ‘arrest shtëpie’ nga gjykata e Apelit.

Nikolin Janina, i njohur si bosi i dyqanit të njohur 'Porcelanosa', me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.

Sipas Prokurorisë Antidrogë të Pontevedra, biznesmeni thuhet se është përgjegjës për 54 kilogramë të drogës që mbërriti në provincë në vitin 2016 me një Porsche Cayenne dhe që u kapën nga Udyco e qytetit të Lérez, një ngarkesë që ishte më e rëndësishmja në Evropë atë vit në lidhje me substancat më të dëmshme.

Janina ishte partneri i preferuar i Castor M.G., një banor në Mos, i cili u dënua për këto ngjarje si përgjegjës për marrjen e dërgesës në Pontevedra duke përdorur një përfaqësi makinash në Tui si mbulesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat