“Lumenj droge” shkatërrohet grupi narkotrafikant në Itali, drejtohej nga “kapoja” shqiptar

Shqipëria

“Lumenj droge” shkatërrohet grupi narkotrafikant në Itali, drejtohej nga “kapoja” shqiptar

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

“Lumenj droge” në aksin Foggia-Potenza ku u ndërpre aktiviteti i një shoqate kriminale të dedikuar në tregtimin e drogës.

Megaoperacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Me urdhër të Prokurorisë së Antimafias janë ekzekutuar 22 masa sigurie (11 me burg, 4 arrest shtëpie, 1 ndalim qëndrimi në Puglia dhe 6 detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore).

Hetimet bënë të mundur grumbullimin e pistave serioze në lidhje me ekzistencën dhe funksionimin, në Bashkinë Melfi dhe në të gjithë zonën Vulture-Melfese, të një organizate të përhershme të dedikuar për trafikun e drogës.

Në krye të grupit qëndronte shqiptari Ardit Ismaili së bashku me italianin Enrico Caputo.

Grupi shpërndante drogë, kryesisht marijuanë dhe kokainë në sheshet e tregtimit në provincën e Foggia.

Ata gjithashtu kishin në dispozicion një  rrjet personash, të ngarkuar me gjetjen e klientëve dhe shitjet me pakicë.

Hetimet zbuluan gjithashtu të dhëna serioze në lidhje me disponueshmërinë e armëve të luftës, veçanërisht të tre kallashnikovëve./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat