Edi Rama i ka ditët e numëruara: SHBA e godet në “lule të ballit”!

Shqipëria

Edi Rama i ka ditët e numëruara: SHBA e godet në “lule të ballit”!

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:58
Edi Rama

Qëndrimi i fundit i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë më i ashpri që është dhënë deri më sot ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Në mënyrë të qartë e pa ekuivok, SHBA e ka goditur Edi Ramën në ‘lule të ballit’, pikërisht në pikën më nevralgjike të problemit të tij- lidhjet me krimin.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim nuk lë shteg për keqinterpretim apo keqkuptim.

Ajo, në intervistën me Blendi Fevziun, deklaroi se jo vetëm që lidhja me krimin është një çështje që ka bllokuar zhvillimin e vendit, por ka bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie.

“Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do t’i marrë përfitimet?” Ishte pikërisht kjo frazë e përfaqësues së Presidentit amerikan në Shqipëri, sinteza e qëndrimit të ri të SHBA.

E kjo goditje, ka ardhur pikërisht disa orë pas shuplakës që Bashkimi Europian i dha qeverisë në lidhje me ligjin e amnistisë fiskale.

E pikërisht për këtë çështje, ambasadorja Yuri Kim ka qenë mëse e qartë.

“Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit European. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr. Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojnë imazhin në mbarë botën”, deklaroi në “Opinion” ambasadorja Kim.

E cila “çuditërisht”, por që nuk ka pse të duket çudi, u sulmua ashpër nga njeriu më i afërt i kryeministrit Edi Rama në media- Baton Haxhiut.

Një sulm që tregon qartësisht logjikën, apo kahjen politike të ndryshuar të situatës.

Po cila është situata?

Situata është se Berisha dhe Meta, dy të këqijat më të mëdha, nuk janë në fazën apo fuqinë e duhur për të bërë më të keqen. Pra peshorja e së keqes, sipas SHBA anon nga Edi Rama, i cili me lidhjet e tij me krimin e organizuar po kërkon të kontaminojë Shqipërinë, e të sjellë një sasi kolosale parash të zeza që rrezikojnë të ardhmen perëndimore të këtij vendi.

E kjo peshore, duket se tregon edhe prioritetin imperativ që ka SHBA për Shqipërinë; pasi largoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, tani radhën e ka Edi Rama. Natyrisht nuk se mund t’ua heqë influencën e tyre, të cilët do ta kenë gjithmonë, por duhet thënë gjithnjë e më pak.

Edi Rama, sot i ka ditët e numëruara dhe kjo është e sigurtë. E thotë SHBA…/Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat