“Kushton 6 milionë euro dhe do qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë”- Ilir Meta reagon pas deklaratës së Mimoza Hafizit

Shqipëria

“Kushton 6 milionë euro dhe do qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë”- Ilir Meta reagon pas deklaratës së Mimoza Hafizit

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 17:39
Ish-deputetja socialiste, Mimoza Hafiz

Ish-deputetja socialiste, Mimoza Hafizi ka komentuar shërbimin satelitor të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se sateliti do qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë. Ajo u shpreh kjo do kushtojë 6 milionë euro dhe është një objekt jo efikas.

Pas deklaratës së saj ka reaguar kreu i Partise së Lirisë, Ilir Meta, i cili iu është drejtuar qytetarëve duke u thënë: “Të dashur miq, Ju lutem dëgjoni fizikanten e shquar dhe jo “zhgarravitësin” e Rilindjes!”

Mimoza Hafizi në një intervistë në Euronews Albania, u shpreh: Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga Toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri. Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat