Tetori nis me shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Tetori nis me shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ku dhe do të sjellin shira të pakët.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin më të dukshme shirat do të jenë në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat