I riu grek e grabit shqiptarin dhe largohet me vrap, ai e ndjek, e kap dhe ia dorëzon policisë

Shqipëria

I riu grek e grabit shqiptarin dhe largohet me vrap, ai e ndjek, e kap dhe ia dorëzon policisë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Një i ri grek grabiti me forcë një shqiptar, por historia përfundoi keq. 54-vjeçari shqiptar është konfrontuar fizikisht me një 23-vjeçar që ka tentuar ta grabisë dhe që e ka rrëzuar në tokë gjatë përpjekjes.

Autori i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur. Kur shqiptari ndaloi së rezistuari, greku i mori 120 euro dhe dokumentet personale nga xhepi i pantallonave dhe iku.

Megjithatë, viktima nuk u dorëzua pasi e ka ndjekur grabitësin së bashku me një shtetas që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe mbajtur derisa kanë mbërritur forcat e policisë.

Sakaq, i riu grek u dërgua në qeli, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje dhe u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat