Rrëzohet në kanionet e Tepelenës 20-vjeçari amerikan, dërgohet në spital

Shqipëria

Rrëzohet në kanionet e Tepelenës 20-vjeçari amerikan, dërgohet në spital

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Progonat në Tepelenë në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat