Spartak Ngjela: PD-ja pa Sali Berishën e rrëzon Edi Ramën për 4 muaj nga pushteti!

Shqipëria

Spartak Ngjela: PD-ja pa Sali Berishën e rrëzon Edi Ramën për 4 muaj nga pushteti!

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:51
Sali Berisha dhe Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se Partia Demokratike me një lidership të ri, pa Sali Berishën, e rrëzon brenda 4 muajve Edi Ramën nga pushteti. Ngjela tha se Berisha nuk e ka mbështetjen e popullit, prandaj tani i duhet Enkelejd Alibeaj.

“Po të mos jetë Saliu, PD me një lidership të ri, që mund të vijë nga jashtë, për 4 muaj rrëzon Ramën. Alibeajt nuk i duhet Berisha. Berisha do të tërhiqet, nuk ka menduar politikisht. Pasi të bjerë Rama, PD vjen në pushtet por pa Saliun”, u shpreh Ngjela.

Avokati nënvizoi më tej se Berisha nuk ka popullin me vete dhe prandaj kërkoi bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn.

“Ne nuk e dimë arsyen e plotë pse e kanë nxjerrë “non grata”, por ata i mbajnë qëndrim shumë të rreptë. Gjithë çështja është që të ndihmohet PD. Berisha nuk ka populizimin me vete dhe tani i duhet Alibeaj. Berisha duhet të tërhiqet me takt”, tha ai.

Më tej Ngjela u shpreh se kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta iu ndalua pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane, pasi bashkëpunoi me Sali Berishën.

Fakti është që i thanë, meqë je me Berishën ne nuk të pranojmë. Problemi i Berishës në Perëndim është shumë i madh. Ai nuk hyn dot në perëndim. Do skemë të re PD dhe Saliu duhet t’a lejojë, vetëm kështu mund të vijë në pushtet”, u shpreh Ngjela.

Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.

Në media qarkulloi lajmi se Metës i është ndaluar pjesëmarrja për shkak të bashkëpunimit me Sali Berishën. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë së Lirisë, e cila nënvizoi se asgjë nuk është e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat