Balla: PS, e vetme në zgjedhje/ “Aleatët tanë janë qytetarët. Mund të fitojmë edhe Shkodrën”

Shqipëria

Balla: PS, e vetme në zgjedhje/ “Aleatët tanë janë qytetarët. Mund të fitojmë edhe Shkodrën”

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 15:59
Taulant Balla

Në vendoret e 2023-it Partia Socialiste do të shkojë e vetme. Ndryshe nga kundërshtarja e saj kryesore, Partia Demokratike, ajo nuk do të bëje aleancë me asnjë parti tjetër tjetër.

Social-Demokratët e drejtuar nga Tom Doshi që votojnë çdo ligj të ndërmarrë nga qeveria dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, Partia Socialiste nuk i sheh si aleatë të saj për garën elektorale të vitit të ardhshëm.

Ndryshe nga shumë kolegët të tij socialistë, kryetari i tyre i grupit, Taulant Balla pretendon se Partia Socialiste i ka shanset që të fitojë Shkodrën, edhe pse atë nuk e mori dot as kur Partia Demokratike ishte e përçarë në vendoret e pjesshme të 6 marsit.

Shtatë muaj nga zgjedhjet për 61 kryebashkiakët e rinj, mazhoranca qeverisëse ende nuk ka një qëndrim të fundit, nëse do ta lë të pandryshuar hartën territoriale, apo do të pranojë të plotë ose të pjesshëm propozimin e demokratëve për të rritur numrin e bashkive në 94.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat