Makina përplas motorin, një 32-vjeçare përfundon në spital

Shqipëria

Makina përplas motorin, një 32-vjeçare përfundon në spital

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Belsh ku një makinë ka përplasur një motor.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K. 28 vjeç, përplasi motorin me të cilin udhëtonte një 73-vjeçar me iniciale B.K. dhe pasagjere një 32-vjeçare V.K.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur pasagjerja V.K. e cila është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin “Kajan”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K. 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin  B. K. 73 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V. K. 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat