COVID-19/ MSH përditëson shifrat: Më pak se 10 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete

Shqipëria

COVID-19/ MSH përditëson shifrat: Më pak se 10 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Një qytetar ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, thekson Ministria e Shëndetësisë të hënën, teksa bën me dije se nga 140 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 339 qytetarë aktivë me Covid19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 140 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto bashki: 4 në Gjirokastër, 3 në Mallakastër, nga 1 qytetarë në Vorë, Përmet.

Janë 339 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 87 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 140
Testime totale 1,986,857

Raste pozitive 331,357
Raste të shëruara 327,428
Raste Aktive 339
Humbje jete 3,590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 207
Elbasan 33
Fier 24
Vlorë 20
Gjirokastër 16
Shkodër 11
Lezhë 11
Durrës 5
Dibër 5
Korçë 2
Berat 3
Kukës 2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat