Pse u ekzekutuan shokët e Vis Martinajt? Kërkohet burgim i përjetshëm për vrasësit

Shqipëria

Pse u ekzekutuan shokët e Vis Martinajt? Kërkohet burgim i përjetshëm për vrasësit

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:37
Vis Martinajt

Prokuroria e Laçit ka kërkuar burgim të përjetshëm për ekzekutorin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, të cilët u vranë në 30 maj të vitit 2020 në zonën e Mamurrasit.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn dhe 35 vite burg për Ilir Likën. Kërkesa e prokurorisë është bërë në datën 4 tetor, ndërkohë që në ditët në vijim pritet vendimi i Gjykatës për dy të pandehurit.

Pas hetimeve të bëra për ngjarjen e 30 majit të 2020-s rezultoi se Lajmaj dhe Lika në bashkëpunim me dy persona të tjerë ekzekutuan në Mamurras Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin.

Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Lika ishte një mik i ngushtë i Ervis Martinajt. Në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit.

Dyshohet se 4 autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Procesi ndaj dy personave të kërkuar është pezulluar me një afat 1 vjeçar.

Sipas prokurorisë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Në dëshminë tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambientet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat