Ministria e Jashtme shqiptare “dënon” sulmet ndaj Ukrainës

Shqipëria

Ministria e Jashtme shqiptare “dënon” sulmet ndaj Ukrainës

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:45
Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka

Shqipëria qëndron krah Ukrainës dhe dënon sulmet e fundit ndaj saj.  Ky është qëndrimi i ministrisë së jashtme për luftimet në Ukrainë. Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka tha në takimin me sekretarin e shtetit francez se ky terror që po bën Rusia nuk do të funskionojë.

“Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar aspak Rusinë përballë rezistencës heroike të Ukrainës. As këtë herë nuk do të ndodhë”-thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Diskutuam për integrimin e Shqipërisë në BE Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar aspak Rusinë përballë rezistencës heroike të Ukrainës. As këtë herë nuk do të ndodhë. Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës ndaj këtij agresioni të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat