“Nuk pranoj kushte”, Berisha i përgjigjet Bardhit: Jam i hapur për bashkëpunim me këdo

Shqipëria

“Nuk pranoj kushte”, Berisha i përgjigjet Bardhit: Jam i hapur për bashkëpunim me këdo

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:52
Berisha, Bardhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur Gazment Bardhit, pas deklaratës së këtij të fundit para gazetarëve në fund të takimit me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Bardhi tha se PD duhet të hyjë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale, ndërsa theksoi se në bisedime nuk duhet të ketë kushte dhe as parakushte nga asnjëra palë.

“Në dijeninë time Berisha ka caktuar Palokën për të biseduar. Unë do të kontaktoj me të, një koleg i imi në Grupin e PD. Nuk do të negocioj me Palokën. Do të shohim mundësinë për të pasur një kandidat të përbashkët që të rriten shanset për të fituar në mënyrë të konsiderueshme. Do të bisedoj për të parë se cili është qëndrimi i kolegëve që përfaqëson Paloka. Do të shpreh qëndrimin që do të mbajnë kolegët që më kanë mandatuar për këtë proces bisedimesh. As nuk hyjmë me kushte as nuk pranojmë kushte. Sepse nuk pranojnë demokratët kushte. E kemi për detyrë t’ua japim këtë mundësi. Sesi do të biem dakord, ju lutem pak më shumë durim. Ne hymë në këtë proces për të gjetur forma bashkëpunimi për çështjen e zgjedhjeve lokale…Fakti është që Rama ka një kandidat në cilën prej këtyre bashkive dhe opozita duhet të ketë një kandidat rivalizues,” tha Bardhi para gazetarëve.

Pas kësaj deklarate të Bardhit, Berisha është shprehur se nuk do të vendosë asnjë kusht, përveç primareve të cilat sipas tij janë ekzistenciale për PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat