“Të tërheqin padinë”/ Gjekmarkaj i përgjigjet Nokës për bashkëpunimin brenda PD

Shqipëria

“Të tërheqin padinë”/ Gjekmarkaj i përgjigjet Nokës për bashkëpunimin brenda PD

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 18:56
Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur deklaratave të Flamur Nokës i cili i bëri thirrje grupit të Alibeajt që të tërheqë padinë për çështjen e njohjes së statutit të demokratëve.

Me tone ironike, Gjekmarkaj shkruan në Twitter se “valëvitjet e Flamurit” në erën e ndarjes duhet të ndalen.

Gjekmarkaj kërkon që në bashkëpunimin mes dy grupeve në PD për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale, nuk duhet të vendosen kushte.

Postimi i Agron Gjekmarkajt në Twitter:

Valevitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet tellalli se jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita per qellimin final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat