“Ta kam falur”- Deputeti i PD distancohet nga Lulzim Basha, ja si reagon kur pyetet për ish-kryedemokratin në rrjetet sociale

Shqipëria

“Ta kam falur”- Deputeti i PD distancohet nga Lulzim Basha, ja si reagon kur pyetet për ish-kryedemokratin në rrjetet sociale

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 20:33
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi duket se është distancuar nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Pas ndarjes në dy kampe të selisë blu, Korreshi nuk i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u pozicionuar në krah të deputetëve që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj.

Por duket se Korreshi nuk ruan më të njëjtat raporte me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Kështu duket edhe nga komenti që ai ka shkëmbyer me ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Ai ka udhëtuar drejt Brukselit ku një komentues i ka rekomanduar të takohet me Lulzim Bashën. “Ta kam falur’. ka qenë përgjigja e Korreshit e cila ka marrë reagime të shumta.

Së fundmi deputeti Korreshi bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit parlamentar të PD kanë kërkuar nga gjykata e Apelit të shprehet për statutin e Partisë Demokratike në mënyrë që të legjitimohet drejtimi i saj.

Ai ka deklaruar në një intervistë televizive pak ditë më parë, se në rast Gjykata vendos t’ia japë drejtimin grupit të Sali Berishës atëherë do i bashkohet “Rithemelimit”.

Po ashtu ai tha se rikthimi i Lulzim Bashës në krye të partisë do e dëmtonte akoma më shumë atë. “Nuk duhet të rikthehet më, duhet gjetur konsensus, nuk mendohet më së kush do të jetë kryetar por kush do të sjellë në pushtet Partinë Demokratike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat