Arrestohen 15 shoferë të dehur në Korçë, bllokohen 20 mjete në një javë

Shqipëria

Arrestohen 15 shoferë të dehur në Korçë, bllokohen 20 mjete në një javë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Pas një sërë aksidentesh në Korçë, policia e Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat dhe masat ndaj drejtuesve të mjeteve.

Gjatë 1 jave, sipas statistikave, janë arrestuar 15 drejtues mjetesh të cilët kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe po ashtu pa leje drejtimi.

Rreth 20 mjete janë bllokuar, përfshirë këtu makina dhe motorë pa dokumentacionin e duhur. Ndërsa për sa i përket gjobave, numri i tyre brenda një jave ka arritur në 1100.

Gjatë këtij muaji, fatmirësisht ka pasur vetëm 3 aksidente me të lënduar, ndërsa kontrollet janë shtrirë përgjatë gjithë qarkut, duke vendosur edhe radar në akset nacionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat