Projekti i rrugës Thumanë-Rrogozhinë i prek shtëpitë, banorët e Bërxullës në protestë

Shqipëria

Projekti i rrugës Thumanë-Rrogozhinë i prek shtëpitë, banorët e Bërxullës në protestë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:55
Banorët e Bërxullës në protestë

Rreth 20 banesa do të preken nga projekti i rrugës Thumanë-Rrogozhinë.

Kjo ka bërë që banorët e Bërxullës, ditën e sotme të dalin në protestë.

Rreth 80%  e banesave që do të preken janë të legalizuara.

Banorët akuzojnë firmën “Gener 2” për zhvillim të paligjshëm të projektit. përveç banesave, preken edhe 50 hektarë tokë bujqësore.

Sipas banorëve projekti është devijuar 3 herë, dhe ky i fundit prek më shumë banesa.

“Duan të na marrin tokën me çmim sa kushtojnë 2 litra naftë.”

Abc mëson se i banorëve i është ofruar një dëmshpërblim, por ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat