Gjykata, 8 vjet burg 17 vjeçarit/ Vrau për gjakmarrje, u hakmorr për të atin

Shqipëria

Gjykata, 8 vjet burg 17 vjeçarit/ Vrau për gjakmarrje, u hakmorr për të atin

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 13:47
Gjykata, 8 vjet burg 17 vjeçarit/ Vrau për gjakmarrje, u hakmorr për të atin

Gjykata e Lezhës dënoni me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathin, i cili vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij, 65-vjeçar, Lek Lekgjonaj.

I riu u shpall fajtor për veprat penale  “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje  pa leje e armëve dhe municioneve luftarak”.

Përvathi u dënua me 12 vite burg, maksimumin e parashikuar nga ligji, por përfitoi ulje me 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe moshës.

Organi i akuzës arriti të provojë se Florian Përvathi e kreu krimin me paramendim, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë, në vitin 2009.

Sipas prokurorisë, 17-vjeçari e kishte siguruar armën e zjarrit tip pistoletë në Shkodër një vit para se të kryente krimin. Ngjarja ndodhi mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat